Kjo është gjendja e Schumacherit

13 nëntor 2018 | 13:39

Michael Schumacher kishte pësuar lëndim gjatë skijimit në vitin 2013, duke pësuar lëndime në tru, e që gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Legjenda e Formula 1 ka pësuar lëndime në tru, ku ka bërë që ai të qëndroj në kom për kohën më të gjatë. Gruaja e Michael Schumacher, Corinna, ka thënë se ai nuk po dorëzohet edhe pse janë kohë të vështira për familjen.

“Ndihem mirë kur marr kaq shumë urime dhe fjalë të mira që mbështesin familjen tonë. Ne të gjithë e dimë që Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet”, ka thënë 49-vjeçarja. “Do doja të të falënderoj sinqerisht për mesazhin dhe dhuratën e këndshme që do na ndihmojë ta kalojmë këtë kohë të vështirë”, ka shtuar më tej Corinna. Kujtojmë se Michael Schumacher gjatë karrierës së tij në Formula 1 ka arritur të fitoj shtatë tituj të kampionit të botës dhe numrin më të madh të garave të fituar, gjithsej 91.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Irlandez i Aviacionit Civil ka nisur hetimet pas raportimeve…