Kjo është gjendja në pikat kufitare

09 gusht 2021 | 09:42

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar detaje lidhur me pritjet në kufi.

Për dallim nga vikendi ku në pikë kalimet kufitare kishte kolona kilometrike dhe pritje të gjata, dita e hënë duket të jetë më e qetë.

Gjatë vikendit fluks i madh i veturave dhe pritje deri në mbi 5 orë ishin në pikën kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Por, sot sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në këto dy pika kufitare por edhe në të tjerat janë shumë të vogla.

Për të hyrë në Kosovë nga Merdare pritjet janë deri në 30 minuta, kurse në dalje janë deri në 45 minuta.

Gjithashtu edhe te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare janë deri në 40 minuta, kurse për të hyrë pritjet janë vetëm deri në 10 minuta.

Situatë e qetë vërehet edhe në pikat tjera kufitare si Jarinje, Mutivodë, Vermicë e Muçibabë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Halil Matoshi është tallur me premtimin e kryeministrit Albin…