Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve në Viti

25 nëntor 2022 | 22:39

Të gjithë të lënduarit nga përleshja në Viti janë jashtë rrezikut për jetë.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media të Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, ku thuhet se sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në këtë rast katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dyshohet nga mjete të forta. Një (1) nga të lënduarit është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa tre (3) të lënduarit e tjetre për shkak të lëndimeve të pësuara janë transferuar në QKUK Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amerika dhe Anglia nuk shkuan më shumë se një barazim…