Kjo është lëvizja e Realit për Modriqin

08 gusht 2018 | 15:39

Nëse kjo është vetëm një çështje parash, Real Madridi nuk dëshiron të lërë asnjë gur të palëvizur, në përpjekjen për ta “ankoruar” Luka Modriqin në Madrid.

Sipas raporteve të “Marca”, kampionët evropianë në fuqi janë gati të rishikojnë angazhimin financiar të kroatit në “Bernabeu”, që aktualisht merr 8 milionë euro në vit. Gazeta spanjolle thekson se lojtari kroat nuk i ka ndalur spekulimet me një mesazh në mediet sociale dhe zbulon hidhërimin e klubit madrilen ndaj agjentëve, që orkestruan këtë përpjekje për ta transferuar nënkampionin e botës tek Interi, në Seria A, me njëlloj frymëzimi të njëjtë si në “rastin Ronaldo”.

Megjithatë, epilogu i historisë në fjalë po afron. Luka Modriq, i cili tani duhet të rifillojë stërvitjen në “Valdebebas”, është gati të përballet me Florentino Perez, për t’u fokusuar përfundimisht në të ardhmen e tij. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK)…