Kjo është modelja ukrainase që vdiq tragjikisht bashkë me Qestajn në aksidentin në Itali

03 prill 2024 | 02:30

Anna Kraevskaya, modelja nga Ukraina, e cila jetonte në Zvicër, ka mbetur po ashtu e vdekur në aksidentin tragjik në Itali, ku humbi jetën kosovari Hysni Qestaj.

Dje është raportuar nga mediet se bashkë në veturën e tipit ‘Ferrari’ me Qestajn ishte edhe një grua, që s’ishte bashkëshortja e tij. Mediumi ka mësuar se tashmë e ndjera është modelja ukrainase Anna Kraevskaya.

Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë e madhe u pa. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin kosovarin e vdekur nga vetura.

Mediumi zviceran, Blick shkruan se 40-vjeçari të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.

Vëllai i tij 41-vjeçar ka treguar se vetura i përkiste atij.

“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur…