Kjo është moderatorja e njohur nga Kosova që pritet të futet në Big Brother VIP?

03 janar 2022 | 19:10

Në vetëm pak kohë, “Big Brother Vip Albania” u kthye në një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, ku shikueshmëria dhe popullariteti i saj duket se ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Për këtë arsye “Vëllai i Madh” mori një vendim shumë të rëndësishëm, duke u plotësuar kërkesën fansave. Tashmë e dimë se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të vazhdojnë të jenë të izoluar, pasi finalja e madhe do të shtyhet për në datën 18 shkurt.

Ka zëra se një prej personave që mund të futet është moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna.

Egzona Rafuna prej vitesh është një gazetare në televizionin publik të Kosovës ku ka marrë pjesë në disa formate televizive, teksa u bë mjaft e njohur me emisionin“N’za”, një program javor në Radio Televizionin e Kosovës. Egzona pritet të sjell një atmosferë krejtësisht ndryshe brenda shtëpisë së “BBV”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkatdhetarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë tashmë kanë…