Kjo është mosha e 15 personave që ndërruan jetë nga Covidi në Kosovë

26 nëntor 2020 | 15:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e 15 personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi në 24 orët e fundit sillet nga 52 deri në 87 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 37 028 raste nga 137 872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes”, ka njoftuar IKShPK-ja, shkruan “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…