Kjo është mosha e dhjetë personave që humben jetën nga Covidi

01 dhjetor 2020 | 15:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e dhjetë personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi sillet nga 58 deri në 83 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…