Kjo është oferta e Chelseat për Ronaldon

07 korrik 2022 | 11:30

Chelsea është njëri prej klubeve të interesuar për Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez e ka kërkuar largimin nga Manchester United pasi nuk dëshiron ta lëshojë mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Për të flitet se interesim ka shfaqur Barcelona, por edhe Atletico Madridi në Spanjë.

Në Gjermani u fol për një interesim eventual të Bayern Munichut, i cili së fundmi hoqi dorë nga ai. Ndërsa, një tjetër klub që e do Ronaldon është Chelsea.

“Football Insider” madje e ka zbuluar ofertën e “Blues” për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Gjithnjë sipas këtij portali, londinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë 16,5 milionë euro për portugezin, i cili ka kontratë edhe një vit me Manchester United.

“Djajtë e Kuq”, nga ana e tyre, janë dorëzuar dhe janë të gatshëm ta shesin portugezin, teksa në vend të tij do të mundohen ta transferojnë Paulo Dybalan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga orët e para të mëngjesit ka nisur bastisja e…