Kjo është porosia e ambasadorit amerikan për politikanët e Kosovës

28 shkurt 2019 | 13:52

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka dhënë një porosi për politikanët e vendit tonë, në ditën kur një delegacion i lartë i Amerikës po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ambasadori Kosnett ka cituar një thënie të Martin Luter Kingut, si porosi për liderët e Kosovës

“Martin Luther King Jr. dikur thoshte: ‘Koha është gjithmonë e drejtë për të bërë atë që është e drejtë’. Një kujtesë e mirë për politikanët në Kosovë….”, ka shkruar Kosnett në llogarinë vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në “Konferencën informuese…