Kjo është pozita e Kosovës në renditjen e FIFA-s
23 dhjetor 2021
| 14:48
FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve, të fundit për vitin 2021.
Përfaqësuesja e Kosovës pozicionohet në vendin e 111-të në renditjen botërore, duke mos ndryshuar asnjë pozicion.
Ndeshja e fundit e “dardanëve” për këtë vit ishte ajo ndaj Greqisë në Athinë, ku barazuan me rezultatin 1-1.
Në shtator të këtij viti, Kosova e kishte shënuar ngritjen më të lartë në historinë e ekipit kombëtar në renditjen e FIFA-s, duke e zënë vendin e 109-të.




