
Kjo është shumë që kërkon Tottenhami për Kanen
02 prill 2021
| 13:21
205 milionë euro kërkon Tottenham Hotspur për sulmuesin Harry Kane.
“The Sun” raporton se Numri një i klubit, Daniel Levy kërkon për reprezentuesin anglez së paku 175 milionë funte, apo 205 milionë euro.
Dy klubet angleze Manchester United dhe Manchester City kanë shfaqur interesim për Kane, i cili ka kontratë me “Spurs” edhe tri vite të tjera.