Kjo kompani financon Superligën e Evropës  

19 prill 2021 | 14:58

Gjithçka është çështje parash, shumë parash! Shifrat e frikshme të Superligës Evropiane do të financohen nga JP Morgan, një kompani e madhe financiare në Amerikë.

Reuters shkruan se ky grup me seli në New York ka konfirmuar me një email se do të financojë Superligën Evropiane. Sipas një hulumtimi, klubet pjesëmarrëse do të mund të përfitojë rreth 3.5 miliardë euro.

Klubi që do ta fitojë Superligën do të përfitojë 400 milionë euro, 280 më shumë krahasuar me shumën që përfitohet nga suksesi i mundshëm në Ligën e Kampionëve (arkëton maksimumi 120 milionë euro). 585 milionë mund të përfitohen në bazë të rezultateve, ndërsa pagesa fillestare për çdo klub do të jetë 488 milionë euro. Akoma nuk dihet se si do të operohet me të drejtat televizive, por pritet që të gjenerohen rreth 10 miliardë euro, në krahasim me 4.5 miliardë që gjeneron Liga e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, tha…