KKSB-ja: Gjendja e sigurisë në Mitrovicë është stabile

21 mars 2018 | 14:13

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Mitrovicë ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e parë të këtij viti.

Gjatë këtij takimi është biseduar për konstituimin e Këshillit Komunal për Siguri dhe rreth gjendjes së sigurisë në këtë komune e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile.

Gjithashtu është diskutuar edhe për planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2018.

Komandanti i stacionit të policisë në jug të Mitrovicës, Ahmet Xhosha, gjatë këtij takimi ka folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë.

Ai ka thënë se gjendja e sigurisë në Komunën e Mitrovicës ka qenë stabile gjatë vitit të shkuar dhe për këtë ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e mirë me Policinë e Kosovës.

Kurse nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka bërë me dije se Komuna e Mitrovicës mbetet e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin edhe me anëtarët e rijnë të këtij këshilli por edhe me të gjithë mekanizmat e tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës nga…