‘Klan Kosova’ fiton betejën ndaj pushtetit në gjykatë

18 mars 2024 | 17:06

Gjykata Komerciale e ka aprovuar kërkesëpadinë e “Klan Kosovës” ndaj Ministrisë së Industrisë,  Tregtisë dhe Ndërmarrësisë  (MINT), duke e anuluar vendimin e kësaj ministrie për pezullimin e certifikatës së këtij televizioni.

Aktgjykimi për rastin është shpallur më 13 mars të këtij viti.

Gjykata Komerciale e ka publikuar të hënën vendimin, bazuar në të cilin “Klan Kosova” do të vazhdojë të operojë.

Sipas aktgjykimit të datës 13.03.2024, i nxjerrë nga gjyqtari Arnis Dumani, vendimi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të marrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, do të mbetet në fuqi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kërkesës nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, për shkëputje…