Klikoi në një link dhe përditësoi të dhënat bankare, gruas në Prishtinë ‘i zhduken’ mijëra euro nga bankat

11 janar 2026 | 09:09

Një grua ka raportuar se ka pranuar një mesazh ku i kërkohej përditësimi i të dhënave bankare dhe pasi ka klikuar në një link dhe ka përditësuae të dhënat, nga kartelat bankare i janë marrë para.

“LËSHIMI I ÇEQEVE PA MBULESË OSE TË RREMË DHE KEQPËRDORIMI I KARTELAVE TË BANKËS APO TË KREDITIT

Prishtinë / 10.01.2026 – 20:01. Ankuesja f/k ka njoftuar policinë se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh në të cilin kërkohej që ti përditësonte të dhënat bankare përndryshe nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj. Ankuesja ka klikuar në linkun që e kishte pranuar në mesazh dhe kishte përditësuar të dhënat. Pas pak minutash ankuesja është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë marrë para (€uro) si dhe nga kartela e firmës janë marrë (mijëra euro). Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke dëshmuar para Kongresit, tre vite përpara se Rusia të…