Klinaku: Ftesa për Fahri Fazliun, skandal i radhës nga Gjykata Speciale 

02 qershor 2021 | 15:53

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, e ka cilësuar si skandal të radhës ftesën për intervisitm të Fahri Faziut, i cili gjatë luftës ka qenë vetëm 8 vjeç.

Në një prononcim për gazetën “Epoka e re”, Klinaku ka thënë Gjykata Speciale po i bën skandalet të cilat dikur i ka bërë edhe UNMIK-u dhe EULEX-i.

“Ne si organizatë e veteranëve të luftës së UÇK-së e kemi kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale. Ne e kemi ditur se këta do të bëjnë  shantazhe e do të montojnë prova, sikurse UNMIK-u dhe EULEX-i. Pra, e kemi ditur se edhe kjo gjykatë do të bëjë skandale sikurse në kohën e UNMIK-ut dhe EULEX-it. Edhe ftesa për Fahri Fazliun është një skandal i radhës i drejtësisë ndërkombëtare sepse është thirrur  si dëshmitar personi që gjatë luftës ka qenë 8 vjeç. Ku ka më absurd se ky?!”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, Gjykata Speciale tani ka nisur të thërras për intervistim edhe familjarët e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ne vazhdimisht e kemi thënë se nga kjo gjykatë mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së, mirëpo tash e kanë zgjedhuar rrethin, janë duke i ftuar edhe familjaret e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Sepse këtë po duan të dinë se çka kemi bërë muhabet kur kemi qenë tu pi çaj”, është shprehur Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arben Dashevci Kur dikush na ruan, ndjehemi të sigurtë,…