Klinaku kërkon nga Shqipëria të mos ekstradojë askënd në Gjykatën Speciale në Hagë

17 gusht 2023 | 19:37

Ushtruesi i detyrës së OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar nga Shqipëria që të mos ekstradojë askënd në Gjykatën Speciale në Hagë, duke përfshirë këtu edhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i arrestuar ditë më parë nga autoritetet e Shqipërisë me kërkesë të Speciales.

“Meqenëse Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gjora përballë gjykatës politike speciale në Hagë, është e rëndësishme që Shqipëria si shtet sovran të mos ekstradojë askë, e me këtë rast as z. Dritan Goxhaj, sepse akuzat e kësaj gjykate janë kryekëput politike”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Postimi i plotë i Klinakut:

Thirrje Institucioneve të Republikës së Shqipërisë

Meqenëse Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gjora përballë gjykatës politike speciale në Hagë, është e rëndësishme që Shqipëria si shtet sovran të mos ekstradojë askë, e me këtë rast as z. Dritan Goxhaj, sepse akuzat e kësaj gjykate janë kryekëput politike.
Arsyetim:
“Siç e kemi të njohur, Dritan Goxhaj ka dhënë intervista në gazeta e televizione të ndryshme dhe mund të ketë nxjerrë ndonjë emër që është dëshmitar aty, por bazuar në praktikën e asaj Gjykate, intervistat e tij do të ballafaqohen e përdoren kundër të akuzuarve në Hagë.
Dritani paska nxjerrë “sekretin” për ndonjë dëshmitar dhe me këtë po thuhet se qenka “penguar” drejtësia! Por, ne e dijmë se asaj Gjykate Superspeciale i dolën sheshit dosjet e tyre në mes të Prishtinës dhe për këtë megaskandal të saj u dënuan shokët tanë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Ne e dijmë poashtu se zyrtarisht dhe në njoftimet e webfaqes së tyre, ata i kanë publikuar viktimat dhe me këtë edhe dëshmitarët.
Shtrohet pyetja, kush u hetua apo u dënua nga anëtarët e asaj pseudogjykate e cila nxori sekretin e dokumenteve që ishin në administrimin e tyre?
Në praktikat gjyqësore penaliteti zbatohet ndaj personit përgjegjës që ruan apo disponon dokumentet e cilësuara “sekret” dhe jo mbi të tjerët, të cilët në rrugë e forma të ndryshme mësojnë për sekretin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një shofere i është shtuar “Trafikut Urban”, në Prishtinë.…