Klinaku kërkon nga veteranët e UÇK-së të qëndrojnë në protestë: Me policinë mos bëni probleme

06 qershor 2022 | 12:40

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar nga protestuesit që të qëndrojnë në protestë deri në largimin e Projektligjit për pagën minimale.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga ta që mos të konfrontohen me Policinë e Kosovës. Klinaku ka thënë se ka marrë premtime nga opozita se ky projektligj nuk do të kalojë.

“Të nderuar veteranë, rrini të qetë ne jemi duke ndej këtu. Po presim që të dështoj seanca për ta tërhequr ligjin që të mos e ndryshojnë. Nga opozita na kanë premtuar që do ta pengojnë seancën edhe brenda dhe nuk do të lejojnë që ta bëjnë ndryshimin. Me policinë nuk keni nevojë me bë probleme, rrini qetë ashtu siç kemi qenë gjithmonë dinjitetshëm. Ne po presim edhe pak sepse nuk po munden me mbajt seancën sepse ka mungesë kuorumi. Kërkoj që të qëndroni këtu deri sa ata ta tërheqin ligjin të mos e ndryshojnë”, ka thënë Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të ndeshjes me Islandën që do të luhet…