Klinaku për aksionin e sotëm të Speciales: Spektakël i radhës

07 mars 2024 | 11:53

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur rreth aksionit të sotëm të Gjykatës Speciale.

Klinaku e ka quajtur aksionin një “spektakël të radhës nga ana e tyre”.

“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Drejtësisë,  Hajredin Kuçi, e ka mohuar se ka…