Klinika e Syve ofron mbështetje për spitalet e përgjithshme

18 shkurt 2020 | 14:21

Klinika e Syve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të aplikojë projektin, që në thelb ka ofrimin e shërbimeve oftalmologjike me metoda moderne edhe në spitalet regjionale.

Një ekip prej mjekëve specialistë, javën e shkuar, në Spitalin e Prizrenit, ka operuar gjashtë pacientë, që kishin probleme me perden e syrit.

Me këtë projekt, Klinika e Syve synon të ngritë nivelin e aftësimit profesional të spitaleve regjionale në fushën e oftalmologjisë dhe t’i mundësojë pacientit të marrë shërbime më afër vendbanimit.

Duke e konsideruar të nevojshme, mjekët e syve nga QKUK-ja do të fillojnë prej muajit mars të implementojnë, gjithashtu, metodën e avastinës apo trajtimit me injeksione intraviterale në brendësinë e syrit në qytetin e Gjilanit, Mitrovicës dhe Prizrenit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës…