Klinika Gjinekologjike Obstetrike pajiset me histeroskop modern (Foto)

30 gusht 2018 | 12:27

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka bërë me dije se Klinika Gjinekologjike Obstetrike e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) është pajisur me  histeroskop modern në vlerë prej 80 mijë eurosh, i cili do të shërbej për diagnostifikimin e patologjive të ndryshme të mitrës.

“Klinika e Gjinekologjisë Obstetrike për vite me radhë është shërbyer me aparaturë të vjetër dhe joadekuate për shërbime mjekësore. Shpesh, në mungesë të aparaturës pacientet kanë kërkuar trajtim në spitalet private duke shpenzuar mijëra euro. Sot, ne bëmë vetëm hapin e parë për pajisjen me aparaturë. Histeroskop modern në vlerë prej 80 mijë eurosh, për diagnostifikimin e patologjive të ndryshme të mitrës, dhe një thikë ultrasonografike, në vlerë prej 30 mijë eurosh, që rrit sigurinë e operacioneve, shkurton kohën e tyre dhe përgjysmon kohën e rehabilitimit të pacientes”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ismaili ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të dorëzojnë edhe pajisje mjekësore në këtë klinikë dhe në klinikat tjera të QKUK-së.

“Në ditët në vijim, në këtë klinikë, ashtu si edhe në klinikat tjera, do t’i dorëzojmë edhe shumë pajisje të tjera, të cilat i kemi blerë për ta realizuar reformën e modernizimit të pajisjeve në QKUK”, ka shkruar Ismaili.

/Epoka e re/

Image may contain: indoorImage may contain: 2 people, indoorImage may contain: 2 people, people standing and beardImage may contain: 3 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 4 people, people sittingImage may contain: 6 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, ka…