Klopp: I bëmë gjërat e lehta për Realin

07 prill 2021 | 11:00

Liverpooli pësoi humbje në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve nga Real Madridi (3-1).

Trajneri Jurgen Klopp ka thënë se “Reds” ia ka bërë të lehtë fitoren Realit.

“Ne nuk e bëmë këtë sonte, sidomos në pjesën e parë. Ne thjeshtë nuk kemi luajtur mjaftueshëm futboll të mirë për t’i shkaktuar Real Madridit më shumë probleme. E kemi bërë shumë të lehtë për madrilenët. Këto gabime ndodhin. Nuk kemi merituar shumë më tepër, por ai gol dhe pjesa e dytë ishte në rregull. Na mban në jetë”, ka thënë Klopp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër…