Klopp i përlotur, letra emocionuese e tifozit të Liverpool-it e prek shumë trajnerin gjerman (Video)

25 maj 2024 | 16:14

Video rrëqethëse e publikuar nga Liverpool-i në rrjetet sociale. Klubi anglez i dërgoi Jurgen Klopp disa letra nga tifozët e “Reds”, të cilët e përshëndetën dhe e falënderuan për kohën e kaluar në “Anfield”. Trajneri gjerman, i cili i përshëndeti në mënyrën e tij fansat në ndeshjen e fundit të kampionatit, lexoi letrat dhe u prek.

Ka shumë histori emocionuese që prekin futbollin, tifozë të vegjël e të mëdhenj, që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve. Liverpool-i publikoi letrën e një fansi, që i përshkruan të komplikuar muajt e fundit. Klopp e lexon lertën dhe shpërthen në lot:

“Që nga dhjetori kam munguar, jeta ime u përmbys kur u gjenda në terapi intensive, mendova se nuk do ta shihja më kurrë shtëpinë dhe familjen time. Kisha shumë frikë se nuk do t’ia dilja. Gjashtë muaj më vonë mund të them se jam në shtëpi, rehabilitimi ka filluar dhe mund të kthehem në ‘Anfield’.

Kjo nuk është një histori e trishtë, por një mesazh i rëndësishëm për të thënë se futbolli është një pjesë e vogël e jetës. Një pjesë e trashëgimisë që do të lësh ti është më shumë se futboll. Ti na mësove të gjithëve ne kuptimin e besimit, që nëse lufton fort mund t’ia dalësh edhe në kohët më të vështira, më të pamundura.

Kjo është ajo që më ke dhënë mua, Jurgen, dhe mijëra të tjerëve, dëshirën për të luftuar dhe fituar. Me njerëz të mirë krah vetes, ne mund të fitojmë gjithmonë. Në fund të stuhisë ka një qiell të artë. Faleminderit më shumë se çdo ta kuptosh ndonjëherë. Molly Gardner”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia është në alarm për mungesën e infermierëve dhe po…