Klopp: Jemi të trishtuar sepse e duam këtë trofe

15 prill 2021 | 13:23

Jurgen Klopp zbuloi se janë të trishtuar ndërsa vlerësoi eliminimin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi.

Kampionët e vitit 2019 u munduan të gjenin një rrugëdalje për Thibaut Courtois në “Anfield” pasi ishte mundur 3-1 në ndeshjen e parë në Valdebebas. Megjithatë, Reali u mbrojt dhe menaxhoi mirë lojën duke u kualifikuar në gjysmëfinale pas barazimit 0-0 në ndeshjen e dytë.

“Filluam shumë mirë, por nuk dinim si t’i konkretizonim shanset tona. Ne mund të kishim kaluar në epërsi shumë herët. Pastaj, çdo minutë që kalonte, bëhej më e vështirë. Ne duhej të fitonim. Kjo është gjithçka, kjo është ajo që duhet të bënim. Tani ne nuk duhet të luajmë të mërkurën dhe ne mund të përqendrohemi në Ligën Premier”, ka thënë Klopp.

“Jemi të trishtuar sepse e duam këtë trofe. Si trajner, është e vështirë të mos jesh në Ligën e Kampionëve. Ne do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar për sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,…