Klopp nuk e përjashton mundësinë për ta drejtuar Gjermaninë

01 korrik 2026 | 16:34

Jurgen Klopp ka lënë të hapur mundësinë për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Gjermanisë, mes spekulimeve të shumta për të ardhmen e Julian Nagelsmann pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës 2026.

I pyetur për këtë mundësi, ish-trajneri i Liverpoolit nuk e mohoi interesimin, por u përgjigj: “Nuk kam menduar për këtë. Nuk është momenti i duhur për të folur”, duke mos e mbyllur derën për një rikthim në pankinë.

Sipas raportimeve të fundit, Klopp e konsideron stolin e Gjermanisë si një nga projektet e pakta që mund ta bindin të rikthehet në rolin e trajnerit, ndërsa Federata Gjermane e Futbollit pritet të marrë një vendim për të ardhmen e Nagelsmannit në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ardi Shala, duke…