Klopp para ndeshjes me Benficën: Ky është Liverpooli më i fortë që kam pasur ndonjëherë

13 prill 2022 | 12:54

Liverpooli është një hap larg një biletë për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pas fitores 3-1 në duelin e parë. Trajneri Jurgen Klopp në prag të duelit të kthimit në “Anfield” ka theksuar se dueli intensiv ndaj Manchester Cityit nuk do të ketë ndikim në këtë ndeshje.

“Gjysmëfinalja e FA Cup, sërish kundër Cityt nuk do të ndikojë në formacionin për ndeshjen kundër Benficas, por ndeshja e fundjavës kundër tyre ndikon. Me sa di unë nuk ka lëndime, por duhet të vlerësojmë gjendjen e secilit lojtar. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të luftojmë deri në fund të arrijmë në gjysmëfinale. Kjo është arsyeja pse nuk mund të mendoj asgjë tjetër përveç ndeshjes dhe jo Cityt”, ka thënë Klopp.

“Ne kemi fituar 3-1 në ndeshjen e parë, që është e barabartë me një 2-0. Mendoj se është një pikënisje e mirë, por nëse shënojnë një gol ndryshon gjithçka. Ashtu si me Interin. Këtë ndjenjë e ndjemë javën e kaluar pas golit të tyre dhe nuk dua ta provoj më. Që kur kam qenë këtu kam pasur gjithmonë një ekip të madh në dispozicion, por tani është edhe më shumë sepse nuk kemi dëmtime. Mendoj se ky është Liverpooli më i fortë që kam pasur ndonjëherë”, ka deklaruar Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, mbrëmë ka shkuar një hap më…