Klopp për përmbysjen ndaj Newcastel: Fitorja më e bukur e karrierës

28 gusht 2023 | 13:12

Liverpooli arriti një fitore të madhe ndaj Neëcastle United në “St.James me Park” me rezultat 1-2. Liverpooli në minutën e 25-të pësoi gol dhe tre minuta me pas mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Van Dijk u ndëshkua me karton të kuq. “The Reds” e përmbysën rezultatin me dy golat e zëvendësuesit Darëin Nunez (81’ dhe 93’).

Trajneri Jurgen Klopp ka thënë se kjo përmbysje më e bukur se ajo ndaj Barcelonës.

“Kjo përmbysje ishte edhe më e vështirë e më e bukur se ajo ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Nuk kam përjetuar një ndjesi të tillë në 1 000 ndeshjet e mia si trajner. Është diçka për t’ia treguar brezave të ardhshëm. E vetmja mundësi për të fituar ishte të mos pësonim një gol të dytë dhe që Trent të mos ndëshkohej me një tjetër karton të verdhë. Në fund ia dolëm dhe jam shumë i gëzuar. Për mua Van Dijk nuk duhej të ndëshkohej me karton të kuq. Nëse do të shihja diçka të tillë në stërvitje nuk do ta ndalja lojën, por kjo është arsyeja pse unë nuk jam gjyqtarë”, ka thënë Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni-Kaloshi është dënuar me 500…