Kloppi krenohet me fitoren ndaj Milanit, lavdëron Ibrën
                08 dhjetor 2021
                |  12:07
            
        Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp përgëzon lojtarët e tij për karakterin e treguar në “San Siro”, duke shënuar fitore me rezultat 1-2 ndaj Milanit.
“Dëshironim ta luanim dhe ta fitonim këtë ndeshje, jam shumë i lumtur për paraqitjen e djemve. Jam krenar për këtë ekip dhe për zemrën që vendosën në fushë. Ibra? Kam shumë respekt për të. Të duhet shumë punë të luash në këto nivele në moshën 40-vjeçare por jo nëse quhesh Ibrahimoviq. Karriera e tij e shkëlqyer tregon qartë kush është Iba”, ka thënë Klopp.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        