Kloppi njoftoi largimin nga Liverpooli, Laporta e ëndërron trajner të Barcelonës

26 janar 2024 | 14:18

Jurgen Klopp largohet nga Liverpooli në fund të sezonit pas nëntë vitesh në të cilat ai ka konsoliduar projektin e Liverpoolit, duke arritur të fitojë sërish Premier League dhe duke ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve.

Gjermani konsideron se koha e tij në Premierligë ka përfunduar dhe ai është një trajner që gjithmonë i ka pëlqyer presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i cili në fushatën për të kryesuar klubin Blaugrana gjithmonë e ka përmendur emrin e tij si një ëndërr.

Klopp duket se dëshiron të marrë një vit pushimi, megjithëse emri i tij do të jetë shumë i pranishëm në merkaton e ardhshme nëse pranon të marrë përsipër një projekt sportiv.

Laporta i ka admiruar gjithmonë trajnerët me origjinë gjermane, duke qenë se ata janë përshtatur mirë me futbollin modern dhe përveçse kanë arritur suksese, në shumë raste kanë mundur të rinisin projektet.

Klopp ishte një ëndërr për kandidatin e Laportës, por padyshim që ai nuk e kishte konsideruar seriozisht ardhjen e tij pasi kishte një kontratë me Liverpoolin.

Gjermani nuk e kishte menduar asnjëherë largimin nga Anglia në të kaluarën, por tashmë përfundimi i kontratës së tij është zyrtarizuar. Në anën tjetër, rezultatet jo të mira kanë nisur ta lëkundin edhe karrigen e Xavi Hernandez në krye të shtabit teknik të Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochetino ka thënë se Armando Broja…