Kloppi njofton largimin nga Liverpooli

26 janar 2024 | 12:06

Që prej 8 tetorit të vitit 2015, tekniku gjerman është në krye të Liverpoolit, teksa nën drejtimin e tij ka arritur t’i kthejë të “Të Kuqtë” e Premier Ligës, aty ku e kanë vendin, në majat e futbollit evropian, duke i shndërruar në një ekip komeptitiv e tepër argëtues për t’u ndjekur.

Mirëpo, teksa gjithçka po shkonte mirë këtë sezon, me skuadrën, që arriti finalen e parë të këtij sezoni, atij të EFL Cup, 56-vjeçari gjerman ka bërë një deklaratë shokuese, teksa ka njoftuar tifozët e “Të Kuqve”, se pas një bisede me drejtuesit e klubit ka vendosur të lërë detyrën e tij, në fundin e sezonit, pas plot 8 vitesh, për arsye që ende nuk dihen.

Ndërkaq, përgjatë kohës së tij, në Premier League, Jurgen Klopp solli në “Anfield Road” plot 7 trofe, 1 Premier League, 1 UEFA Champions League, 1 FA Cup, 1 EFL Cup, 1 Community Shield, 1 Kupë Bote për Klube dhe 1 Superkupës Evrope, duke fituar praktikisht çdo trofe të mundshëm, në kompeticionet ku ka marrë pjesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se mbi 20…