Kloppi parashikon finale gjermane në Ligën e Kampionëve

17 gusht 2020 | 18:29

Jurgen Klopp është trajneri fitues i Ligës së Kampionëve për edicionin e fundit. Trajneri gjerman triumfoi këtë vit me Liverpoolin, por nuk arriti të mbetet në garë pasi u eliminua në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nga Atletico Madridi. Tani kur gara më e madhe evropiane për klube është drejt fundit, Jurgen Klopp ka folur për sfidat gjysmëfinale. “Do të jenë dy ndeshje shumë të zjarrta”, deklaroi Klopp.

53-vjeçari ka parashikuar edhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, teksa thotë se i sheh dy ekipet gjermane duke diskutuar trofeun më të çmueshëm evropian për klube. “Një derbi mes Bayernit dhe Leipzigut në finale është më se i mundur. Bayerni është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, por edhe Leipzigu gjithashtu është në formë, pasi ka bërë ndeshje të madhe në çerekfinale ndaj Atleticos”, ka shtuar Klopp, i cili pret një finale gjermane në Lisbonë.

Klopp nuk përjashton mundësinë e largimit nga futbolli në vitin e kontratës me Liverpoolin. Strategu 53-vjeçar është i lidhur me “Të Kuqtë” me një kontratë deri në vitin 2024. “Do të marrë një vit pushim dhe më pas më pyesin ‘nëse më mungon futboll’. Nëse jo, do të jetë fundi i Jurgen Kloppit si trajner” ka thënë strategu gjerman në një intervistë për sajtin e njohur “Sportbuzzer”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Referuar disa burimeve anonime merret vesh se njeriu i parë…