Kloppi shpjegon arsyen e humbjes nga Brightoni

04 shkurt 2021 | 18:00

Liverpool pësoi një tjetër humbje befasuese në “Anfield Road” ndaj Brighton, duke dalë i humbur në dy ndeshje radhazi në shtëpi që nga shtatori i vitit 2012.

Menjëherë pas ndeshjes, mbrojtësi Andy Robertson tha se kampionët në fuqi të Anglisë janë jashtë garës për titull, pasi e shohin veten 7 pikë pas Manchester Cityt kryesues.

“Jemi 7 pikë mbrapa dhe ata kanë një ndeshje më pak se ne. Jam i sigurt se edhe ata do të thonin të njëjtën gjë po të ishin 10 pikë mbrapa nesh”, u shpreh mbrojtësi i majtë.

Ndërkohë, trajneri Jurgen Klopp theksoi se Liverpool është i lodhur mendërisht: “Nuk krijuam shumë raste. Për mua, skuadra dukej e lodhur mendërisht dhe kjo gjë të çon në një lojë jo të mirë. Nuk ishim të freskët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për emrat e trajnerëve…