Klubi anglez e dëshiron Gerrardin

08 prill 2021 | 14:22

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, rikthehet sërish në qendër të merkatos. Pas një periudhe kur anglezi lidhej pothuajse çdo ditë me një rikthim të mundshëm te Liverpool, tashmë sërish qarkullojnë zëra se do ta shikojmë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimit të “Football Insider”, është klubi i Aston Villas që kërkon ish-yllin e Liverpool për të marrë drejtimin e ekipit në sezonin e ardhshëm. Ende nuk ka asgjë konkrete, por më shumë pritet të mësojmë në fund të këtij sezoni.

Gerrard po kalon një sezon shumë të mirë nën drejtimin e skocezëve, pasi kanë kohë që e kanë siguruar matematikisht titullin kampion. Kujtojmë që 40-vjeçari është nën kontratë me Rangers deri në vitin 2024 dhe do të jetë vetë ai që do të vendosë për të ardhmen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Maliqi shpall të pavlefshme diplomën e Shkollës së Mjekësisë…