Klubi danez për Marigonën: Është aset i madh për ne

21 mars 2023 | 15:18

Hendbollistja Marigona Hajdari do të largohet nga skuadra elitare daneze, Ringkobing, në fund të edicionit aktual. Klubi danez ka pranuar dëshpërimin që Marigona nuk do të luaj më për Ringkobingun.

Ringkobingu ka shkruar se do të dëshironte ta mbante Marigona Hajdarin edhe për shumë vite të tjera. Klubi e ka cilësuar lojtaren tonë si “hero lokal”.

“Ajo është zhvilluar shumë në skuadrën tonë dhe ka kaluar shumë minuta në fushë. Ajo është super e shpejtë dhe ka sy fantastik për lojë. Është po ashtu njëra prej lojtareve që bënë më së shumti asistime për bashkëlojtaret. Ishte aset i madh për Ringkobingun dhe jemi jashtëzakonisht të trishtuar që nuk mund ta vazhdojmë bashkëpunimin”, ka shkruar sajti zyrtar i Ringkobingut.

Marigona ka luajtur për gjashtë vjet te Ringkobingu dhe tashmë është prej lojtareve kryesore. Ringkobingu po e zhvillon kampionatin më të suksesshëm në histori, ndërsa meritat e Marigonës janë të mëdha. Ajo nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Marigona është aset edhe për Kombëtaren e Kosovës dhe pritet në fillim të prillit për të dhënë kontributin e madh në ndeshjet sfiduese me Poloninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është…