Klubi i Prodhuesve e informon zëvendëskryeministrin Bislimi rreth potencialit të këtij sektori

07 prill 2021 | 12:34

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha është takuar të mërkurën me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku është diskutuar për gjendjen e ekonomisë në vend si dhe masat e reja kundër Covid-19.

Gjatë takimit u diskutua më shumë për sektorin e prodhimit, dhe potencialin e tij përgjatë këtij viti.

Po ashtu, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve, e kanë informuar Bislimin për pikësynimet e programit dhe aktiviteteve të cilat planifikon që t’i zhvilloj, ku fokusi do të jetë tek trajnimi dhe rritja e eksporteve për produktet “Made in Kosova”.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoi edhe në të ardhmen, dhe ky bashkëpunim të thellohet në projekte konkrete të cilat do të kontribuonin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë e paqartë.…