KMDLNj: BE-ja me standarde të dyfishta për çështjen e krimeve të luftës

18 prill 2018 | 15:27

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka vlerësuar se Bashkimi Evropian (BE) është duke zbatuar standarde të dyfishta sa i përket çështjes së krimeve të luftës dhe faljes që ka bërë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj personave të dënuar për krime lufte.

Sipas KMDLNj-së, ky fakt është shqetësues pasi nënkupton ndërhyrje flagrante në pavarësinë e institucioneve mbajtëse dhe përgjegjëse për lirim të parakohshëm të personave të dënuar.

Ky reagim i KMDLNj-së vjen vetëm një ditë pasi Bashkimi Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku janë identifikuar disa përparime të vogla, e që për BE-në janë shumë të rëndësishme për rrugëtimin e Kosovës për të qenë pjesë e familjes evropiane.

KMDLNj ka thënë se në Kosovë është e përcaktuar me ligj mënyra dhe kushtet se si të dënuarit mund të kërkojnë dhe të përfitojnë falje nga presidenti i Kosovës.

KMDLNj ka shtuar se falja nga presidenti është vullnet dhe vendim, si e drejtë ekskluzive e presidentit.

Me legjislacionin në fuqi në Kosovë, sipas KMDLNj-së çdo i dënuar, pavarësisht sa është dënuar dhe për çfarë vepre është dënuar, nëse e pranon dhe me sukses e kalon programin e risocializimit, ka të drejtë, pas një kohe që e vuan dënimin të kërkojë beneficione.

Më tutje KMDLNj ka theksuar se çështja e krimeve të luftës është çështje e ndjeshme dhe në rrethanat e saj më shumë është çështje politike se çështje e drejtësisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i AC Milan, Gennaro Gattuso para ndeshjes me Torinon,…