KMDLNj reagon ndaj vendimit të gjykatës që anuloi pagesën e rrymës për katër komunat me shumicë serbe

12 tetor 2021 | 13:52

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për pagesën e rrymës në katër komunat me shumicë serbe për periudhën 2012-2017.

KMDLNj në reagim thonë se gjithmonë kanë denoncuar fryrjen e faturave të energjisë për konsumatorët e rregullt që e ka cilësuar si vendim diskriminues, pjesërisht edhe racist dhe shkelje e drejtë e drejtave të njeriut që e cenon barazinë e të gjithë qytetarëve të garantuar dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas KMDLNj-së, faturimi diskriminues për rrymën e shpenzuar përbënë të gjitha elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare përmes falsifikimit të dokumenteve (faturave ) dhe paraqitjes së pavërtetë të gjendjes. KMDLNj e pret që kur të merret vendimi përfundimtar atëherë do të adresohet edhe përgjegjësia penale e shpërdoruesve të pozitës zyrtare. “Çdo Qeveri, ministri apo institucion që për shërbime të njëjta favorizon një përkatësi etnike (për qëllime politike) dhe diskriminon përkatësitë tjera etnike shkel në mënyrë më të lakuriquar dhe më brutale të drejtat e njeriut të cilat garantohen dhe mbrohen me ligj dhe për këtë do të kenë përgjegjësi institucionale dhe ligjore”, thuhet në reagimin e tyre.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka…