Koalicioni LDK-Nisma, Zemaj konfirmon se ka bisedime parimore mes dy partive

26 nëntor 2025 | 14:20

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar se janë në bisedime me Nismën për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor.

Pasi lideri i Nismës, Fatmir Limaj, tha për Klanin se është në negociata me LDK-në, të njëjtën gjë e bëri të ditur edhe Armend Zemaj.

Në një konferencë për media, ai tha se ka pasur bisedime parimore, duke mos përjashtuar edhe ato teknike për marrëveshje.

“Ka pasur bisedime parimore, nuk them që nuk ka pasur edhe teknike, por janë në përmbajtjen e asaj që ka thënë vet kryetari i LDK-së, pas takimit të kryesisë”, u shpreh Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet…