Koalicioni Nisma-AKR-PD hap fushatën në sallën ‘1 Tetori’

23 shtator 2019 | 16:57

Koalicioni parazgjedhor Nisma-AKR-PD hapjen e fushatës zyrtare për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit do ta bëjë të mërkurën në sallën “1 Tetori”.

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë, ju ftojmë të merrni pjesë në mënyrë masovike të mërkurën me datë 25.09.2019 duke filluar nga ora 18:00 në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ku do të mbahet tubimi i madh i Nismës Socialdemokrate. Me këtë rast do të bëhet prezantimi i kandidatëve tanë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe kryeministrit në ardhje z. Fatmir Limaj”, është thënë në njoftimin e koalicionit Nisma-AKR-PD.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tri ndeshjet e Superligës për javën e gjashtë u…