Koalicioni Nisma-AKR-PD tërheqin komisionerët nga QNR, shkaku i votave nga Serbia
23 tetor 2019
| 22:09
Koalicioni Nisma-AKR-PD kanë larguar nga Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) komisionerët.
Kjo është bërë me dije nga zyrtari i lartë i Nismës, Skender Reçica.
Ai një një konferencë të thirrur për media tha se largimi i komisionerëve po ndodhë sepse në QNR do të bëhet numërimi i votave të jashtëligjshme, të ardhur nga Serbia.