Koci: Thaçi nuk e ka obligim ligjor të jap dorëheqje

01 korrik 2020 | 22:51

Avokati Arianit Koci deklaroi se pas aktakuzës së deponuar nga Prokuroria e Specializuar në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi për krime lufte – i pari i vendit nuk është i obliguar të jap dorëheqje.

“Obligim ligjor Thaçi nuk ka pasur nevojë të jap dorëheqje, por unë mendoj se prej kur është publiku aktakuza e deponuar i ka duart e lidhura të punojë si president, e patë që dhe prej BE-së u lajmëruan se njëherë do të ngrijnë raportin do t’i ulin komunikimet me presidentin. Ai ka vendos ashtu, obligim ligjor nuk ka pas, dikush mendon se atë ditë është dashur të jap dorëheqje”, ka deklaruar Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali e ka shkatërruar 4:0 Norwichin, në një ndeshje në…