Kocijançiqi: Taksa duhet të hiqet

08 mars 2019 | 15:17

Bashkimi Evropian vlerëson se platforma për bisedime me Serbinë e miratuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet “pozicionin vetëm të njërës palë” ka thënë, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian, si ndërmjetës, nuk komenton pozicionet individuale të palëve në dialog, por është mëse e qartë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Kocijançiq, transmeton “Rel”.

Ajo ka paralajmëruar Prishtinën se pa anulimin e tarifës ndaj mallrave serbe nuk mund të ketë klimë për të vazhduar dialogun.

“Tarifa duhet të hiqet, dialogu është e vetmja rrugë përpara”, ka thënë Kocijançiq.

Zëdhënësja e BE-së ka pohuar se është në përgjegjësi të shteteve anëtare çështja e njohjes së mundshme të Kosovës dhe se BE-ja po përpiqet për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për një normalizim të plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që njëherit do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dyja vendeve.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar të enjten, Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Ky ligj u miratua me 58 vota për dhe tri abstenime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo në verë pritet të…