Koeman: Është gjithmonë mirë kur e nis sezonin me fitore
16 gusht 2021
| 17:30
Barcelona e nisi sezonin e ri në La Liga me një fitore bindëse 4-2 ndaj Real Sociedadit, ndërsa trajneri Ronald Koeman nuk e fshehu kënaqësinë për paraqitjen e skuadrës së tij.
“Është gjithmonë mirë kur e nis sezonin me një fitore, pasi të shërben për moralin dhe mënyrën si do të përballosh ndeshjet e ardhshme. Ishte shumë e rëndësishme të tregonim një imazh të mirë dhe ia dolëm, duke fituar e duke luajtur mirë. Patëm pak minuta vështirësi me dy golat e Sociedadit sepse, pas golit të parë, erdhi ajo goditje dënimi e përkryer, të cilën vetëm mund ta duartrokisje, por reagimi i skuadrës ishte mjaft i mirë dhe morëm një fitore të merituar”, ka thënë Koeman.



