Koeman: Humbja nga Cadizi, vështirë të shpjegohet

06 dhjetor 2020 | 11:27

Barcelona u shokua mbrëmjen e djeshme, pasi u mposht me rezultatin 2-1 në transfertën e Cadiz. Trajneri i katalanasve, Ronald Koeman, nuk mund ta shpjegojë këtë disfatë dhe ia lë fajin mospërqëndrimit të lojtarëve. Holandezi e pranon se ky ishte një hap prapa në luftën për titull si dhe analizon problemet e ekipit.

HUMBJA – “Është e vështirë të shpjegohet. Vinim në këtë ndeshje nga rezultate të mira. Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë për ne. Në të dytën ishim pak më mirë, por është e pabesueshme që kemi humbur nga një gabim që nuk pritej. Është çështje mospërqëndrimi”.

LA LIGA – “Ky i sotmi ishte një hap gjigant prapa në shanset tona në kampionat. Duhet ta pranojmë që jemi 12 pikë larg Atleticos dhe me të vërtetë që është shumë. Ka ende shumë ndeshje në lojë, por nëse nuk përmisojmë këto ulje ngritjet që kemi në transferta, nuk kam se çfarë të them”.

PROBLEMET E EKIPIT – “Kur nuk e kemi topin, nuk jemi të qartë në vendosjen tonë. Duhet të analizojmë sfidat. Mendoj se jemi të aftë të krijojmë shumë përpara, por portieri i tyre ishte fenomenal. Kemi pësuar gola që nuk mund as t’i mendoj, por këtu ne fitojmë dhe humbasim së bashku”, përfundon Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA konfirmon numrin rekord të rasteve për tre ditë radhazi.…