Rekord rastesh të reja me Covid në SHBA

06 dhjetor 2020 | 11:16

SHBA konfirmon numrin rekord të rasteve për tre ditë radhazi. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins tregoi se vendi më i goditur në botë, arriti në gati 230,000 infeksione të reja dhe 2,527 vdekje të lidhura me Covid vetëm të shtunën.

Për dy javë, SHBA ka raportuar rregullisht 2,000 vdekje në ditë, siç kishte në pranverë në kulmin e valës së parë të shpërthimit të pandemisë.

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë paralajmëruan një rritje pasi miliona amerikanë udhëtuan për të festuar festën e Falënderimeve javën e kaluar, pavarësisht thirrjeve nga autoritetet për të qëndruar në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e sportit.…