Koeman: Ishte ndeshja më e mirë deri tash

29 tetor 2020 | 13:16

Barcelona e mposhti Juventusin (2-0) në Ligën e Kampionëve. Trajneri Ronald Koeman ka thënë se kjo ishte paraqitja më e mirë e skuadrës së tij në këtë sezon.

“Mendoj se ne kemi qenë superior, veçanërisht me lojën tonë. Kemi pasur mundësi për të shënuar edhe më shumë gola. Ishte një triumf i shkëlqyeshëm. Unë jam shumë i lumtur, ishte ndeshja jonë më e kompletuar deri më tani. Nuk është mirë të veçosh një lojtar, ekipi ka treguar shumë besim dhe shumë personalitet ndaj një ekipi të fortë nga Evropa. Është e gjithë skuadra që është veçuar në këtë lojë”, ka thënë Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli elitar evropian vazhdon të na dhurojë emocione të jashtëzakonshme.…