Koeman: Në janar e dua Depayn  

18 tetor 2020 | 13:56

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nuk i ka humbur shpresat për të marrë Memphis Depayn.

Klubi katalanas në verë dështoi që ta transferoi sulmuesin holandez, por pritet që në janar të bëjë një ofertë të re.

“Është sigurisht një mundësi. Do ta provoj, sepse dua ta kem te Barcelona. Por nuk mund ta di tani situatën financiare në të cilën do të ndodhet klubi në janar, të presim dhe të shohim”, ka thënë Koeman.

“Ishte gjithçka gati, por për shkak të rregullave të La Ligas e dinim se duhej të shisnim më parë një futbollist. Në fund nuk ka ndodhur. Donim Memphis sepse ka cilësi që, sipas meje, mungojnë. Pjesa më e madhe e sulmuesve tanë e duan topin në këmbë, Depay di të luajë në thellësi”, ka deklaruar Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokat i Popullit, Naim Qelaj, vlerëson se përzgjedhja në pozita…