Koeman: Suarezin është dashur ta shesim në Juventus

02 shkurt 2021 | 13:36

Ronald Koeman ka pranuar se do të ishte më mirë sikur Luis Suarezi t’i bashkohej Juventusit në vend të Atletico Madridit.

Suarezi u konsiderua tepricë nga Koemani, ndërsa për shërbimet e tij hynë në garë Juve dhe Atletico, ndërsa fitimtare doli skuadra spanjolle për shkak të problemeve me shtetësinë italiane dhe akuzat se sulmuesi kishte mashtruar në testin e gjuhës.

34-vjeçari nënshkroi kontratë dyvjeçare dhe në 16 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 14 gola për ekipin e Diego Simeones duke i ndihmuar që të kryesojë La Ligan me 10 pikë diferencë nga përcjellësi i parë.

“Jemi duke bërë ndryshime dhe natyrisht, do të kishte qenë më mirë sikur Luis Suarez ta nënshkruante Juventusin në vend të Atletico Madridit, sepse është ende në ligën spanjolle. Por, ishte një vendim që duhej ta merrnim, vërtet i vështirë, por duke e respektuar lojtarin dhe mendoj se kjo ka rëndësi. Dhe ende pajtohem me atë që e kemi bërë në atë kohë”, ka thënë Koemani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se…