Koha kur Engel uronte Rugovën për zgjedhjen si president

24 prill 2026 | 19:22

Në vitin 1992, një prej kongresistëve amerikanë që kishte uruar presidentin Ibrahim Rugova ishte edhe Eliot Engel.

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti kishte shpërndarë letrën që 16 kongresistë amerikanë i kishin dërguar atë kohë Rugovës.

“I nderuari Ibrahim Rugova
President i Republikës së Kosovës
38000 Prishtinë, Kosovë
I dashur President Rugova,
I kemi përcjellë zgjedhjet kosovare të 24 majit me një përzierje brenge të madhe dhe pritmërie të thellë: brengë se regjimi i Beogradit do të përpiqej të ndalonte me forcë votimet, dhe pritmërie se kosovarët do të ndërmerrnin një hap tjetër vendimtar drejt pavarësisë dhe demokracisë së lirë.Duam t’ju përgëzojmë për zgjedhjen tuaj pothuaj unanime si President dhe t’ju dëshirojmë më të mirat në punët e vështira që ju presin. Jemi në dijeni se ju dhe anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, të sapokonstituuar, keni vendosur të qëndroni në Kosovë dhe që Qeveria juaj e re të veprojë hapur. Rreziqet që ju dhe kolegët tuaj keni përballuar dhe po përballoni janë të hatashme dhe ne do të bëjmë çmos t’ju përkrahim ju dhe anëtarët kosovarë të Kuvendit gjatë kësaj kohe të vështirë.

Bashkësia ndërkombëtare më në fund ka nisur ta kuptojë se çfarë regjimi kontrollon ushtrinë serbe dhe na mban shpresa se Millosheviqi dhe përkrahësit e tij do të nisin të ndiejnë së shpejti efektet e qortimeve të forta ndërkombëtare. Në synojmë të vazhdojmë të angazhohemi për liri politike në Kosovë dhe të kundërshtojmë politikat brutale dhe të gabuara të Qeverisë së Beogradit.

Edhe në një herë, në fund, ju përgëzojmë për fitoren tuaj të thellë në zgjedhje dhe mezi presim të bashkëpunojmë me ju në të ardhmen”, thuhej në letër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar të premten te familja e…